Legale
Cookies dhe ruajtja lokale
VendPune nuk ka banner pëlqimi, sepse nuk ka cookie që të kërkojnë pëlqim. Kjo është lista e plotë e atyre që përdorim.
Përditësuar më 19 gusht 2026
Lista e plotë
- vendpune-api-session — mban sesionin pasi hyni në llogari. Skadon pas 120 minutash pa aktivitet ose kur dilni. Strikt i nevojshëm.
- XSRF-TOKEN — provon se formulari u dërgua nga faqja tona dhe jo nga një faqe e huaj (mbrojtje CSRF). Skadon me sesionin. Strikt i nevojshëm.
- vp.locale — gjuha që zgjodhët, SQ ose EN. Ruhet si cookie dhe në localStorage, që serveri dhe faqja të mos shfaqin gjuhë të kundërta. Preferencë.
Pse nuk kërkojmë pëlqim
Pëlqim kërkohet për cookie që nuk janë të nevojshme për shërbimin: analitikë, reklamë, profilizim, ndarje me palë të treta. Ne nuk kemi asnjë prej tyre.
Konkretisht: pa Google Analytics, pa pixel të Facebook-ut, pa rrjete reklamimi, pa butona rrjetesh sociale që ngarkojnë kod nga jashtë dhe pa fonte të huaja.
Si numërohen shikimet, pa cookie
Kur hapet një njoftim, shikimi ruhet një herë në ditë për vizitor. Vizitori identifikohet me një hash SHA-256 të IP-së dhe user agent-it, që nuk kthehet pas dhe nuk lidhet me llogarinë tuaj.
Hash-i nuk përdoret për profilizim, për reklamë ose për të ndërtuar histori vizitash. Punëdhënësi shikon vetëm numrin e shikimeve, kurrë kush i bëri.
Si t’i fshini
Cookies fshihen dhe bllokohen nga cilësimet e shfletuesit — “Privacy”, “Cookies dhe të dhëna faqesh”. Pasoja: dilni nga llogaria dhe gjuha kthehet në shqip. Pjesa tjetër e faqes vazhdon të funksionojë.
Ruajtja lokale
Në localStorage mbahet vetëm gjuha e zgjedhur. Aplikimet, njoftimet e ruajtura dhe profili janë në serverin tonë, kështu që i gjeni të njëjta edhe në një shfletues tjetër.